Hashani: Ekonomia duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së ardhshme – investimet e huaja shpëtim për vendin - Gazeta Express
string(110) "hashani-ekonomia-duhet-te-jete-prioriteti-kryesor-i-qeverise-se-ardhshme-investimet-e-huaja-shpetim-per-vendin"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 18:22

Hashani: Ekonomia duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së ardhshme – investimet e huaja shpëtim për vendin

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 18:22

Profesori universitar, Medain Hashani, në EURO n’T7 ka deklaruar se qeveria e re e vendit, cila do qoftë ajo, duhet ta ketë si prioritet të parë zhvillimin ekonomik të vendit, kjo për faktin se Kosova ka stagnuar, derisa vendet përreth kanë pasur një zhvillim të dukshëm ekonomik.

Hashani ka kritikuar po ashtu të gjitha partitë politike, të cilat gjatë fushatës nuk e kanë pasur fokusin kryesor te ekonomia, dhe ka dhënë propozime konkrete me të cilat do të nxitej zhvillimi ekonomik i vendit.

“Çështja kryesore me të cilën duhet të merret qeveria e re është krijimi i kushteve për sjelljen e investimeve të huaja. Mirëpo, që të sjellë investime të huaja, duhet të ndërmerren disa masa konkrete, duke analizuar po ashtu edhe veprimet që i kanë marrë shtetet fqinje. Ne nuk mund të krahasohemi me vendet e Bashkimit Evropian, mirëpo mund të krahasohemi me vendet e rajonit, siç janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia. Duhet ndryshim i politikave fiskale, pasi që me politikat aktuale nuk jemi vend konkurrues dhe nuk mund t’i bindim investitorët e huaj të vijnë të investojnë te ne. Politikat e reja fiskale duhet të orientohen te tërheqja e investitorëve të huaj. Të njëjtat nuk duhet të ndryshohen vetëm në aspektin legjislativ, por duhet të jenë edhe të zbatueshme në terren. Po ashtu duhet të caktohen edhe prioritetet ekonomike të qeverisë së ardhshme se në cilat industri duhet të investohet në Kosovë dhe çka ofrojmë ne që nuk i kanë vendet e rajonit”, ka thënë Hashani.

Profesori Hashani po ashtu ka thënë se vendi duhet të zhvillojë diplomaci ekonomike për të lobuar fillimisht te diaspora jonë e pastaj te vendet e BE-së për të sjellë investitorë të huaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement