I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual - Gazeta Express
string(93) "i-kerkuar-me-urdher-gjykate-arrestohet-57-vjecari-i-denuar-me-pese-vite-burg-per-sulm-seksual"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 19:11

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 19:11

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme, në Paldenicë të Hanit të Elezit, është arrestuar 57 vjeçari, i cili ka qenë i kërkuar nga gjykata.

Në njoftimin e PK’së, shtohet edhe se, M.B, është i dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale ‘’sulm seksual’’.

‘’ Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me pesë vite burg

Me datën 19.06.2026, rreth orës 17:10, policia ka pranuar një informacion se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.

Ai ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues.

Advertisement
Advertisement
Advertisement