Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka ndarë tri dëshira kryesore për vitin e ardhshëm, teksa klubi katalanas synon ta vazhdojë periudhën e suksesit.
Pas një viti 2025 të shkëlqyer, Laporta ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të lojës së mirë dhe fitimit të trofeve, për t’i mbajtur të lumtur tifozët e Barcelonës në mbarë botën.
Dëshira e dytë e Laportës lidhet me zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, ku ai shpreson që procesi zgjedhor në FC Barcelona të jetë një festë e demokracisë, me pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve të klubit.
Ndërkohë, dëshira e tretë e presidentit katalanas është më e përgjithshme, teksa ai ka shprehur nevojën për paqe, solidaritet dhe shëndet për të gjithë njerëzit në botë.