Laporta kërkon që “El Clasico” të ri-luhet, nëse konfirmohet se VAR-i gaboi te “goli fantazmë” i Yamalit - Gazeta Express
string(99) "laporta-kerkon-qe-el-clasico-te-ri-luhet-nese-konfirmohet-se-var-i-gaboi-te-goli-fantazme-i-yamalit"

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 18:10

Laporta kërkon që “El Clasico” të ri-luhet, nëse konfirmohet se VAR-i gaboi te “goli fantazmë” i Yamalit

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 18:10

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar që klubit t’i sigurohet menjëherë dokumentacioni nga raporti i gjyqtarit, përfshirë audio dhe pamjet nga dhoma VAR-it, pas humbjes 3:2 ndaj Real Madridit.

Laporta mendon se kishte një gabim të dukshëm në vendimin për të mos pranuar golin e Lamine Yamal, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I pari i “Blaugranëve” lëshoi një deklaratë në rrjetet sociale të klubit, duke kërkuar materialet dhe duke thënë se nëse ka pasur një gabim nga ekipi i gjyqtarëve, ata do të ndjekin veprime ligjore për të ri-luajtur ndeshjen.

“Nga Klubi i Futbollit Barcelona do të kërkojmë menjëherë nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) dhe RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit) që të na ofrojnë të gjitha imazhet dhe audion e krijuar nga loja. Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, klubi kupton se ka pasur një gabim në vlerësimin e lojës, siç mendojmë ne, ne do të zbatojmë masat e duhura që janë të nevojshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar, padyshim, drejtësinë”, tha fillimisht ai.

“Nëse konfirmohet se ishte një gol i ligjshëm siç mendojmë ne, do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë ri-luajtjen e ndeshjes ashtu siç ndodhi në një tjetër ndeshje evropiane për shkak të një gabimi VAR”, shtoi Laporta.

“Si president i Barçës, dua të përcjell pakënaqësinë e shkaktuar nga fakti se, një ditë pas një prej ndeshjeve më të rëndësishme në kalendarin botëror, një mjet si VAR po vendos axhendën tonë. Unë kurrë nuk kam qenë një nga mbrojtësit e mëdhenj të VAR-it, sepse ai heq spontanitetin nga loja. Por, meqenëse e kemi, unë jam pro përdorimit të tij për të shmangur gabimet që çojnë në vendime të padrejta, në vend që të krijojmë konfuzion dhe të tregojmë kritere kontradiktore në varësi të lojërave dhe skuadrave”, vazhdoi presidenti i klubi katalanas.

“Kemi një garë të ndjekur nga miliona ndjekës, por kjo nuk do të thotë se mund të mbetemi të paprekur nga kritikat kur përdorimi i VAR nënvlerëson konkurrencën. E kuptojmë vështirësinë e punës së arbitrimit por pikërisht për këtë VAR-i është një mjet që duhet të shërbejë për të pasur një konkurrencë më të drejtë dhe jo e kundërta. Dje ka pasur disa raste të diskutueshme, por mes të gjithave ka një që është kapitale dhe që mund të jetë kyç në rezultatin final të lojës. Nga këtu në klub ne duam të jemi të sigurt për atë që ndodhi. Dua të them se megjithëse fokusohemi në këtë lojë, nuk jemi dakord për veprime të ndryshme që mund të ishin vëzhguar nga VAR dhe mjeti u injorua nga gjyqtari”, deklaroi Joan Laporta.

Nuk ka asnjë precedent në Spanjë që një ndeshje të përsëritet për një gabim nga gjyqtarët, dhe pavarësisht nga disa imazhe që bëjnë të duket sikur topi kishte kaluar plotësisht vijën, pa teknologji të vijës së portës apo një kamerë në këndin e duhur, duke e pamundur të dëshmohet një gabim. /Gazeta Express/