Lamine Yamal tallet me Bellinghamin, pas fitores në “El Clasico” dhe triumfit në La Liga - Gazeta Express
string(85) "lamine-yamal-tallet-me-bellinghamin-pas-fitores-ne-el-clasico-dhe-triumfit-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 19:00

Lamine Yamal tallet me Bellinghamin, pas fitores në “El Clasico” dhe triumfit në La Liga

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 19:00

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shfrytëzuar fitoren në “El Clasico” dhe triumfin në La Liga ndaj rivalit Real Madridit për t’iu kundërpërgjigjur Jude Bellinghamit.

Mesfushori anglez kishte bërë një referencë ndaj Lamine Yamalit pas fitores së “Los Blancos” në përballjen e parë të sezonit mes dy skuadrave në tetor.

Barcelona përjetoi një mbrëmje perfekte të dielën, pasi siguroi titullin e La Ligës në “Camp Nou” kundër Real Madridit për herë të parë në histori.

Golat e Marcus Rashfordit dhe Ferran Torresit vulosën fitoren 2-0 ndaj madrilenëve, duke ua bërë matematikisht të pamundur garën për titull.

Në një postim në “Instagram Story”, Lamine Yamal publikoi një video ku festonte golin e dytë të Barcelonës, të realizuar nga Torresi, nga tribunat.

18-vjeçari aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në kofshë dhe synon të rikthehet në kohë për Botërorin e këtij viti me Spanjën.

Ai e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Talk is cheap” (“Fjalët kushtojnë pak”), së bashku me disa emoji duke qarë nga të qeshurat.

Postimi i tij u ripublikua edhe nga Gavi, i cili shtoi një emoji që simbolizon “të folurit”.

Kjo ishte një kundërpërgjigje direkte ndaj postimit të mëhershëm të Bellinghamit pas “Clasicos” së parë, të cilin Real Madridi e fitoi 2-1 në “Bernabéu”.

Bellinghami, që kishte shënuar në atë ndeshje, kishte shkruar: “Talk is cheap, Hala Madrid always”.

Shumë e interpretuan atë postim si një thumbim ndaj Lamine Yamalit, i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes para ndeshjes.

Para “Clasicos”, talenti i Barcelonës kishte irrituar lojtarët e Real Madridit duke deklaruar se: “Real Madridi bën gjëra, ata vjedhin [ndeshje] për të fituar”.

Megjithatë, këtë sezon “Blaugranët” duket se kanë qeshur të fundit, pasi fituan Superkupën e Spanjës dhe La Ligën në garë direkte me Real Madridin, në një sezon që ka rezultuar zhgënjyes për madrilenët në “Bernabeu”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement