LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i parë në Kosovë me COVID-19, është nga Podujeva - Gazeta Express
string(75) "lajmi-i-fundit-vdes-personi-i-pare-ne-kosove-me-covid-1-eshte-nga-podujevas"

Gazeta Express

22/03/2020 11:03

LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i parë në Kosovë me COVID-19, është nga Podujeva

Gazeta Express

22/03/2020 11:03

Plaku 82- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsui në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.

” Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht.E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushteMe respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.