Lajme shqetësuese te Barça, ylli i skuadrës pritet ta humbë Superkupën e Spanjës shkaku i lëndimit - Gazeta Express
string(97) "lajme-shqetesuese-te-barca-ylli-i-skuadres-pritet-ta-humbe-superkupen-e-spanjes-shkaku-i-lendimit"

Futboll

Gazeta Express

21/12/2025 23:13

Lajme shqetësuese te Barça, ylli i skuadrës pritet ta humbë Superkupën e Spanjës shkaku i lëndimit

Futboll

Gazeta Express

21/12/2025 23:13

Një përditësim i hershëm mbi gjendjen e yllit të Barcelonës, Jules Koundé, ka dalë në dritë “online” të dielën në mbrëmje.

Lajmi është i një natyre shqetësuese… Mbrojtësi Koundé ka alarmuar tifozët dhe stafit në kryeqytetin katalanas pak më parë, teksa u duk se pësoi një dëmtim muskulor në fund të fitores 2-0 të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Koundé u tërhoq nga fusha duke u zëvendësuar nga Marc Casadó në formacionin e Hansi Flick.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat pas ndeshjes, Flick dhe ekipi i tij mund të mbeten pa mbrojtësin e djathtë titullar për disa javë.

Sipas një raportimi nga gazetari i Barcelonës, Javier Miguel i “Diario AS”: “Ndjesi e keqe për Koundé. Dëmtim në muskujt e pasëm të këmbës. Mund të mungojë në Superkupë”.

Një përditësim zyrtar mbi gjendjen e ish-lojtarit të Sevillës pritet gjatë 48 orëve të ardhshme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement