Daçiq: Dora Bakoyannis s'është kushdo, është motra e kryeministrit të Greqisë - Gazeta Express
string(74) "daciq-dora-bakoyannis-seshte-kushdo-eshte-motra-e-kryeministrit-te-greqise"

Daçiq: Dora Bakoyannis s’është kushdo, është motra e kryeministrit të Greqisë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 13:05

Ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq ka thënë se “nuk është e drejtë” që propozimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organ është dorëzuar nga raportuesja kryesore, grekja Dora Bakoyannis, “sepse Serbia është shumë korrekte ndaj Greqisë”.

“Nuk ka asnjë takim ku Greqia nuk insiston që ne të respektojmë integritetin e saj territorial dhe sovranitetin në tokë, det dhe ajër. Dora Bakoyannis nuk është kushdo, ajo është nga familja Mitsotakis, ajo është motra e kryeministrit”, ka thënë Daçiq, transmeton Paparaci.

Lexo Edhe:

Ai ka përsëritur se propozimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organ është “muzg i së drejtës ndërkombëtare” dhe drejtpërdrejt në kundërshtim me interesat e Serbisë.

Daçiq ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit të Vuçiqit, “TV Pink” se Serbia “e ka ditur se kjo do të ndodhë”, përkundër premtimeve të tij që i ka përsëritur tashmë një vit, se ai “kurrë nuk do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, dhe se arsyeja është se “toka është regjistruar në emër të manastirit të Deçanit, gjë që është vendosur nga gjykata shtatë vjet më parë”.

“Është një manipulim. Kjo vjen në një kohë kur ata nuk përmbushin asgjë, jo vetëm që nuk përmbushin, por edhe e ashpërsojnë situatën në Kosovë, e sjellin popullin tonë në një fatkeqësi humanitare”, ka thënë Daçiq.