Petkoviq takon ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s'ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit - Gazeta Express
string(114) "petkoviq-takon-ambasadoret-e-quint-it-pretendon-se-kosova-ska-shfaqur-kurrfare-vullneti-per-zgjidhje-rreth-dinarit"

Petkoviq takon ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 15:21

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit në Beograd – nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Në këtë takim siç njofton zyra e Pektoviq, kanë folur për situatën në Kosovë dhe raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviq pretendon se Kosova “s’ka treguar as vullnetin më të vogël” për të gjetur një zgjidhje kompromisi sa i përket vendimit për dinarin dhe transaksioneve e pagesave.

Lexo Edhe:

Petkoviq tutje në njoftim pretendon se “Kosova dhe Kurti po bëjnë gjithçka për t’i dëbuar serbët nga Kosova”. Petkoviq është ankuar edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në Veri të vendit përmes peticionit./Express/