Ambasadori britanik takon Bedri Hamzën, e uron që u nominua si kandidat për Kryeministër nga PDK - Gazeta Express
string(95) "ambasadori-britanik-takon-bedri-hamzen-e-uron-qe-u-nominua-si-kandidat-per-kryeminister-nga-pdk"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:34

Ambasadori britanik takon Bedri Hamzën, e uron që u nominua si kandidat për Kryeministër nga PDK

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:34

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri Hamza, i nominuar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Hargreaves ka shkruar në platformën “X”, të enjten për bisdën që e ka pasur me Hamzën.

Lexo Edhe:

Aty është folur për politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin.

“Në vizitën time të parë në Mitrovicë e fillova me kryetarin Bedri Hamza. Një diskutim vërtet i dobishëm mbi politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin. E përgëzova Bedriun që u bë kandidat i partisë së tij për kryeministër”, ka thënë ai. /Gazeta Express