La Liga me dedikim special për Muriqin, i cili s'ka të ndalur - Gazeta Express
string(59) "la-liga-me-dedikim-special-per-muriqin-i-cili-ska-te-ndalur"

Sport

Gazeta Express

13/12/2025 19:07

La Liga me dedikim special për Muriqin, i cili s’ka të ndalur

Sport

Gazeta Express

13/12/2025 19:07

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u bë protagonist në ndeshjen e sotme të Mallorcas ndaj Elches, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e tij fantastike këtë sezon në LaLiga.

Faqja zyrtare e LaLiga e përshkroi Muriqin si “piratin favorit të Ishullit të Mallorcas”, duke vlerësuar performancën e tij në rrjetet sociale.

Me këtë gol, Muriqi renditet i treti në listën e golashënuesve të LaLiga-s, pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappé, me gjithsej 9 gola këtë sezon, duke treguar se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionat. /GazetaExpress

View this post on Instagram

A post shared by LALIGA (@laliga)

Advertisement
Advertisement
Advertisement