Ky postim i Dua Lipes thyen rekord, mbi 6 milionë pëlqime - Gazeta Express
string(56) "ky-postim-i-dua-lipes-thyen-rekord-mbi-6-milione-pelqime"

Rozë

Gazeta Express

02/06/2026 10:11

Ky postim i Dua Lipes thyen rekord, mbi 6 milionë pëlqime

Rozë

Gazeta Express

02/06/2026 10:11

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendje të madhe në Instagram me një fotografi të publikuar gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut.

Duke parë profilin e artistes, vihet re se shumica e postimeve të saj arrijnë zakonisht mes 2 dhe 3 milion pëlqime, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kjo fotografi ka kaluar shifrën e 6 milion pëlqimeve, duke u renditur ndër postimet më të suksesshme të saj në rrjetin social.

Në imazh, Dua Lipa shfaqet pranë partnerit të saj, ndërsa në sfond shihen elefantë në habitatin e tyre natyror, një moment që ka marrë reagime të shumta nga fansat në mbarë botën.

Postimi vazhdon të grumbullojë pëlqime dhe komente, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që këngëtarja shqiptare ka në rrjetet sociale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement