Fenerbahçe synon goditje të dyfishtë: Pas Contes, në shënjestër edhe Lewandowski - Gazeta Express
string(78) "fenerbahce-synon-goditje-te-dyfishte-pas-contes-ne-shenjester-edhe-lewandowski"

Sport

Gazeta Express

02/06/2026 11:07

Fenerbahçe synon goditje të dyfishtë: Pas Contes, në shënjestër edhe Lewandowski

Sport

Gazeta Express

02/06/2026 11:07

Fenerbahçe po punon intensivisht për ta ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit turk i kanë vënë në shënjestër dy emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi nga Stambolli nuk është i fokusuar vetëm te afrimi i trajnerit Antonio Conte, por po e shqyrton seriozisht edhe mundësinë e transferimit të sulmuesit polak Robert Lewandowski, përcjell “Gazeta Express”.

Lewandowski do të largohet nga Barcelona dhe situata e sulmuesit e ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, përfshirë këtu edhe Milanin e Juventusin në Itali.

Por, Fenerbahçe duket se dëshiron ta bëjë një lëvizje ambicioze për ta bindur veteranin polak ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Drejtuesit turq e konsiderojnë Lewandowskin si emrin ideal për ta rritur nivelin e skuadrës dhe për ta forcuar projektin sportiv të klubit.

Përvoja e tij në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe rekordi i jashtëzakonshëm i golave e bëjnë atë një nga objektivat më të rëndësishëm të afatit kalimtar të verës.

Në të njëjtën kohë, Fenerbahçe vazhdon të punojë edhe për çështjen e trajnerit.

Antonio Conte mbetet një nga kandidatët kryesorë për bankinën e skuadrës, teksa klubi synon ta ndërtojë një projekt të aftë për të rivalizuar në Turqi dhe në garat evropiane. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement