Ky është stadiumi i Las Vegas ku do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit - Gazeta Express
string(85) "ky-eshte-stadiumi-i-las-vegas-ku-do-te-luhet-ndeshja-mes-barcelones-dhe-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

11/06/2022 20:47

Ky është stadiumi i Las Vegas ku do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

11/06/2022 20:47

Një vend që mund të përballojë presionin. Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë El Clasico jashtë Evropës për të dytën herë në histori.

Për të qenë më konkret, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë është konfirmuar se El Clasico e radhës do të zhvillohet në Las Vegas, në një stadium të cilësuar si “të klasit botëror”.

Behemothi që do të presë këtë garë është shtëpia e Las Vegas Raiders të NFL, Stadiumi Allegiant, transmeton Gazeta Express.

Stadiumi u hap në vitin 2020 me synimin për të tërhequr më shumë sporte në ‘Sin City’. Tani do të presë një nga ndeshjet më të rëndësishme në botë, “El Clasicon”.

Stadiumi, i cili ndodhet në qytetin Paradise, në jug të Las Vegas, ka një kapacitet prej 65,000 ulësesh.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në Las Vegas gjatë muajit më të nxehtë të vitit, me temperatura që variojnë nga 35 deri në 40 gradë Celsius, kështu që sistemi ajror do të jetë vendimtar në ofrimin e kushteve perfekte për shikuesit dhe lojtarët.

Stadiumi Alegjiant

Advertisement
Advertisement
Advertisement