Ky është barazimi i vetëm i Florian Markut si boksier profesionist - Gazeta Express
string(66) "ky-eshte-barazimi-i-vetem-i-florian-markut-si-boksier-profesionist"

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 9:01

Ky është barazimi i vetëm i Florian Markut si boksier profesionist

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 9:01

Florian Marku po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në boksin profesionist, në kategorinë welterweight.

Tani, “mbreti shqiptar” ka shkuar në 11 fitore dhe një barazim në karrierën e tij tre vjeçare në këtë sport, shkruan Gazeta Express.

Prej 11 fitoreve, bokseri shqiptar shtatë nga to i ka fituar me nokaut.

Por, Marku kishte barazuar në një meç. Bëhet fjalë për duelin e dhjetorit të vitit 2020, ku Florian Marku ishte përballur me Jamie Stewart.

Steëart ishte rrëzuar nga një e majtë e fuqishme e Markut në raundin e dytë, megjithatë gjyqtarët e vlerësuan si barazim.

Kjo e irritoi tej mase Markun, i cili e kontestoi këtë vendim.

VIDEON mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement