Parlamenti miraton me 108 vota kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit
Arben Shehu do të jetë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kuvendi ka miratuar me 109 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim kreun e ri të KLSH, i propozuar disa ditë më parë nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Kujtojmë se disa prej deputetëve socialistë ishin kundër kësaj kandidature. Madje në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetë si Bashkim Fino, Erjon Braçe apo Spartak Braho, nuk kanë qenë asfare të bindur në aftësitë profesionale të kryetarit tashmë të zgjedhur të KLSH-së. Për më tepër lexoni lajmin e mëposhtmëm./Express