Mazhoranca bie dakord me Metën, miratohet kandidatura për kreun e KLSH-së - Gazeta Express
string(72) "mazhoranca-bie-dakord-me-meten-miratohet-kandidatura-per-kreun-e-klsh-se"

Mazhoranca bie dakord me Metën, miratohet kandidatura për kreun e KLSH-së

Gazeta Express

23/06/2020 12:30

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot kandidaturën e Arben Shehut, i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura u miratua me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim.

Lexo Edhe:

Kuvendi i ka rrëzuar 3 propozime Ilir Metës për kreun e KLSH, Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.

Në krye të institucionit me mandat të mbaruar qëndron ende Bujar Leskaj.

“Do të zbatoj të gjitha parimet thelbësore, që duhet të respektoj ky kontroll. Që veprimtaria e kontrollit të jetë efektive duhet të ndiqen standarde evropiane.

Nëse ndjekim standardet e duhura kontrolli është efektiv. Duhet të garantojmë transparencën e auditimit, të garantoj angazhimet në auditime kryesisht në sektorin publik.

Këto standarde do të garantojnë veprimtarinë e përditshme të KLSH. Ky institucion me përgjegjësi të madhe duhet të garantojë kontroll, cilësi dhe ligjshmëri për çdo parregullsi të konstatuar” tha Shehu ndër të tjera gjatë seancës dëgjimore.