Kuvendi do të mbajë tri seanca gjatë javës së ardhshme - Gazeta Express
string(54) "kuvendi-do-te-mbaje-tri-seanca-gjate-javes-se-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 16:24

Kuvendi do të mbajë tri seanca gjatë javës së ardhshme

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 16:24

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca u mbajt sot mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje Kryesia vendosi që të enjten, më 4 prill, Kuvendi të mbajë dy seanca. Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Betejës së Koshares. Kurse, në orën 11:00, Kuvendi në seancë të rregullt do të votojë për një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera të parapara në rend dite.

Lexo Edhe:

Kryesia po ashtu u dakordua që të premten, më 5 prill, duke filluar nga ora 11:00, Kuvendi të mbajë seancë të veçantë me të vetmen pikë të rendit të ditës, pyetje parlamentare.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./Express/