Kush i çoi tek ISIS, SPAK do të marrë në pyetje shqiptaren e kthyer nga Siria - Gazeta Express
string(76) "kush-i-coi-tek-isis-spak-do-te-marre-ne-pyetje-shqiptaren-e-kthyer-nga-siria"

Kush i çoi tek ISIS, SPAK do të marrë në pyetje shqiptaren e kthyer nga Siria

Gazeta Express

28/10/2020 12:22

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të marrë në pyetje Floresha Rashën, gruan e parë që u kthye nga kampi sirian i Al Hawl drejt Shqipërisë.

Mësohet se SPAK do ta pyesë nënën e tre fëmijëve për mënyrën sesi ajo kaloi nga Shqipëria drejt Turqisë e më tutje në Siri. Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin (i nisur vite më parë nga një procedim i ish- prokurorisë për krimet e rënda) ka të bëjë me faktin se  kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët qëë shkuan për të luftuar për ISIS në Siri.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Floresha Rasha u nxorr nga kampi i Al- Hawl në Siri së bashku me tre fëmijët e saj Amarin, Emelin e Hatixhen. Më ta ishte dhe Endri Dumani dhe së bashku janë shqiptarët e parë të kthyer në Shqipëri nga kampi famëkeq sirian.

Floresha Rasha është e veja e Diamant Rashës, i cili shkoi për të luftuar në Siri që prej vitit 2014, vit në të cilin u vra në luftë. Diamant Rasha në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.

Floresha Rasha aktualisht është dërguar në shtëpinë e pushimit në Durrës. Gruaja nuk pranohet as nga familja e të shoqit të vrarë, të cilët e akuzojnë atë si ‘shkelëse’ të nderit, pasi pas vdekjes së tij, solli në jetë dy fëmijë të tjerë. Fëmijët mendohet të jenë të luftëtarit të ISIS nga Kosova, Lavdërim Muhaxherit.