"Dy prej fëmijëve të kthyer nga Siria, janë të Lavdrim Muhaxherit" - Gazeta Express
string(63) "dy-prej-femijeve-te-kthyer-nga-siria-jane-te-lavdrim-muhaxherit"

“Dy prej fëmijëve të kthyer nga Siria, janë të Lavdrim Muhaxherit”

Gazeta Express

28/10/2020 9:03

Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri, të cilët u kthyen dje në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion” gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, në të cilën rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit të ISIS-it, i vrarë disa vite më parë në Siri.

Lexo Edhe:

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, si dhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë./Opinion.al