Kush është Bledar Cafi?! “I forti” i Shkodrës me 100 euro në bankë - Gazeta Express
string(62) "kush-eshte-bledar-cafi-i-forti-i-shkodres-me-100-euro-ne-banke"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 21:10

Kush është Bledar Cafi?! “I forti” i Shkodrës me 100 euro në bankë

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 21:10

Blutë e Shkodrës kanë prangosur pasditen e sotme, të ashtuquajturin “të fortin” Bledar Cafin. Ky i fundit, është përmendur disa herë për ngjarje të ndryshime kriminale, kryesisht të përqëndruara në veri të vendit, në zonën e Shkodrës.

Ndërsa Bledar e Gëzim Cafi akuzohen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, në qytetin verior. 41-vjeçari Cafi është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001, por nuk është shpallur kurrë i fajshëm pasi hetuesit nuk kanë gjetur mjaftueshëm prova për ta ndëshkuar. Disa vite më parë, ai u prangos nga oficerët e Interpolit në Lyon të Francës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një udhër-arresti ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

Cafi akuzohej për disa vepra penale, si vrasje, përdorim armësh dhe eksplozivi në mënyrë të paligjshme, si dhe krime të tjera që ende nuk janë dokumentuar.

Megjithatë kurrë nuk u gjendën prova. Madje edhe për një vrasje që ai u dyshua si autor, në bashkëpunim me dy kushërinjtë e tij, Gani Cafi e Asllan Cafi, nuk u provua dot fajësia e tij, duke u dënuar me 14 vjet burg, vetë djali i viktimës, Fatos Mustafajn,

Fatos Mustafaj bëri 6 vjet burg, derisa Prokuroria e Përgjithshme bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për rishikim të vendimit të dhënë, pasi ishin mbledhur prova të reja që fajësonin kushërinjtë Cafi për vrasjen e Shyqyri Mustafajt.

PASURIA

Vite më pas, Cafi, si gjithë të skeduarit e tjerë përfundoi në “lupën” e Operacionit Forca e Ligjit. Por rezultoi se vetmja pasuri e paluajtshme që ndodhet në emër të Bledar Cafit është në bashkëpronësi me 7 trashëgimtarë të tjerë, e fituar me dëshmi trashëgimie nga babai i tij Asllani, e legalizuar në vitin 2011 dhe e kaluar në bashkëpronësi në vitin 2017. Mbi këtë pasuri është ngritur resorti “Prince Of Lake”, i cili përbëhet nga disa biznese si lavazh, Bar-Kafe, Restorant dhe hotel.

Po ashtu Cafi zotëron 45% të aksioneve në kompaninë e peshkimit “Dajlani” në Shkodër. Në emër të tij janë dhe  dy automjete me vlerë 9500 euro në total. Sa i përket llogarive bankare, duket se 41-vjeçari parapëlqen t’i mbajë aty ku mund t’i shohë, pasi rezulton se nuk ka pasur vlera monetare. Vetëm në dy llogari janë gjetur shuma qesharake prej 100 dhe 200 mijë lekë të vjetra, në një bankë të nivelit të dytë.

Megjithatë pasi drejtësia shqiptare nuk bëri asgjë për ta vendosur pas prangave një prej personazheve më të rëndësishëm të botës së krimit, homologët italianë nuk kanë harruar detyrën! Ata kanë kërkuar ekstradimin e tij, pasi Cafi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.