Kush është atleti që po kërcënon rekordin e Usain Bolt - Gazeta Express
string(54) "kush-eshte-atleti-qe-po-kercenon-rekordin-e-usain-bolt"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2022 19:19

Kush është atleti që po kërcënon rekordin e Usain Bolt

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2022 19:19

Ai ka vënë një rekord të ri botëror në garën e fundit

S’është hera e parë kur që dëgjohet profecia që thotë së trashëgimtari i Usain Boltit është gjetur. Gjithmonë ekziston paraqitja e një atleti të ri që do të bëhet mbret i shpejtësisë dhe do të dominojë pistat e vrapimit ashtu siç ka shpresuar.

Lexo Edhe:

Tani, një pasardhës i tij është zbuluar dhe konsiderohet një pasues i tij i mundshëm.

Bëhet fjalë për sprinterin e Botsuanës, Letsile Tebogo i cili sapo ka fituar titullin në Botërorin e U20 në Atletikë që po mbahet në Cali. Ai ka vendosur rekord të ri prej 9.91 sekonda, tre të qindtat e sekondat më të mirë së tij që e pati në Botëririn në Eugene, ku ai kishte arritur në gjysmëfinale.

Krahasimet me Bolt shkojnë përtej përformancave të tij. Gjestet e tij në pistë ta kujtojmë xhamajkanin.

Qetësia me të cilën ai vrapon lejon Tebogon që t’i kalojë lehtë rivalët e tij. Në gjysmë finale, ai ia ngulte sytë Benjamin Richardson nga Afrika e Jugut derisa ai vraponte.

Imazhi i tij nuk kaloi pa u parë. Shumë e kujtuan momentin e Boltit dhe Andre De Grasse në gjysmëfinalen e Olimpiadës në Rio. Faqja World Athletics menjëherë postoi të dyja fotografitë e tij në rrjetin e tyre sociale.

Pastaj, në finale, ai pati një fillim të fuqishëm ku la shumë pas rivalët e tij. Ai pati luksin që të vraponte 30 metra i vetëm e ku pas tij ishte xhamajkani Bouwahjgie Nkrumie, në të cilin ai drejtoi gishtin.

Ai përfundoi garën me kohë 9.91 (+0.8 me përparësi), foto finishi u përjetësua me gjestin ndaj Nkrumie. Pasi gara kishte përfunduar, Tebogo qartësoi gjestin e tij.

“Gjesti do të thotë që ne të dalim në pistë dhe ta shijojmë garën”, tha Tebogo për faqen World Athletics.

“E pashë që ata frikësoheshin nga unë, por po ashtu edhe unë isha i frikësuar nga ata. Kur u dha sinjali me revole të atletikës unë dëshiroja ta kisha startin më të mirë që kisha pasur në jetë deri tani”.

“Nuk e planifikova festeimin por më të parë që në hapin e parë titulli ishte i imi, atëherë e bëra. Nuk u shqetësova për kohën. Nuk e shikova”.

“Nëse dikush e ka marrë këtë shenjë si mos respekt, me vjen më të vërtetë keq. I pashë fansat dhe të gjithë që me shikonin në shtëpi dhe unë mund të them së u kënaqa me garën. E bëra që t’ju kujtoj atyre pak së çfarë kishte bërë Usain Bolt më parë. Ai është idoli im. Personi që unë e kam ndjekur”. /GazetaExpress/