Kush do të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës? - Gazeta Express
string(59) "kush-do-te-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

20/01/2026 15:15

Kush do të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës?

Basketboll

Gazeta Express

20/01/2026 15:15

Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës pritet të jenë të ‘zjarrta’, ku tetë skuadra luftojnë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Sfidat e para dhuruan shumë emocione, si dhe duke e lënë të hapur mundësinë për tetë skuadrat të kualifikohen tutje.

Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet çerekfinale.

Një nga ndeshje më interesante pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, shkruan “Gazeta Express”.

Therandasit kishin fituar në Mitrovicë me tri pikë dallim, 99:102. Dy skuadrat synojnë gjysmëfinalen në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë.

Takimi tjetër i së mërkurës është ndërmjet Rahoveci 029 dhe Borës, ku ndeshjen e parë e fituan prishtinasit 79:70.

Si “Vreshtarët” ashtu edhe kryeqytetasit duan kalimin në gjysmëfinale.

GO+ Peja – Bashkimi është njëra nga përballjet më interesant të Kupës së Kosovës.

Takimin e parë e fituan Portokallezinjtë 96:90, derisa sfida e dytë pritet të jetë e zjarrtë në Pejë, me të dy skuadrat që duan të kalojnë në rrethin e ardhshëm dhe të fitojnë trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës.

Sigal Prishtina – Vëllaznimi ndeshen të enjten, me bardhekaltrit që fituan në Gjakovë, 68:82, për të bërë një hap drejt gjysmëfinales. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement