Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur gjithsej 28 foshnja, prej të cilave 17 djem dhe 11 vajza.
Sipas të dhënave të publikuara nga Spitali, gjatë së njëjtës periudhë janë ofruar edhe një numër i konsiderueshëm shërbimesh shëndetësore, duke përfshirë 2.959 vizita specialistike dhe 275 pranime të reja.
Spitali bën të ditur se mesatarisht 183 pacientë kanë qenë të shtrirë në një ditë, ndërsa 1.422 pacientë kanë kryer gjithsej 17.965 analiza laboratorike.
Në raportin javor thuhet se janë kryer 39 operacione, si dhe 219 seanca të dializës.
Sa i përket shërbimeve diagnostike, spitali njofton se gjatë javës janë realizuar 559 rëntgen, 306 ultrazëra, 86 MRI dhe 4 mamografi. Po ashtu janë kryer 64 ekokardiografi, 19 ergometri, 28 gastroskopi, 12 kolonoskopi dhe dy kontrollime me holter.
Në fund, spitali ka bërë të ditur se janë ofruar edhe 241 shërbime fiziatrike.