Kurti shfuqizoi vendimin e Qeverisë Mustafa për paga të ministrave dhe zv. ministrave pas mandatit - Gazeta Express
string(78) "kurti-shfuqizoi-vendimin-per-paga-te-ministrave-dhe-zv-ministrave-pas-mandatit"

Gazeta Express

12/02/2020 11:28

Kurti shfuqizoi vendimin e Qeverisë Mustafa për paga të ministrave dhe zv. ministrave pas mandatit

Gazeta Express

12/02/2020 11:28

Qeveria e Albin Kurtit ka shfuqizuar edhe vendimin për përfitimet e ministrave dhe të zëvendësministrave një vit dhe gjashtë muaj pasi ta përfundojnë mandatin.

Kabineti qeveritar i kaluar do të përfitonte paga sipas një vendimi të marrë nga Qeveria e Isa Mustafës, në nëntor të vitit 2015.

Lexo Edhe:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se përveç shfuqizimit të vendimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dyfishim të pagave të kabinetit qeveritar, në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shfuqizua edhe vendimi për përfitime pas mandatit.

“Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish-Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

“Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish-Qeverive, pas mandatit”, ka treguar Haxhiu.

Gazeta Express ditë më parë ka raportuar për qindra mijëra euro që do të jepeshin për pagat e ministrave dhe zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Vendimi i vitit 2015 thoshte se ministrat do të merrnin 70 për qind të pagës edhe për një vit, ndërsa zëvendësministrat do të merrnin për gjashtë muaj 70 për qind të pagës. /Express/