Kurti për anëtarësimin në BE-në: Nuk mjafton veç “perspektiva”, njerëzve u duhen afate kohore - Gazeta Express
string(89) "kurti-per-anetaresimin-ne-be-ne-nuk-mjafton-vec-perspektiva-njerezve-u-duhen-afate-kohore"

Kurti për anëtarësimin në BE-në: Nuk mjafton veç “perspektiva”, njerëzve u duhen afate kohore

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 11:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së nuk mjafton vetëm fraza “përspektiva në Bashkimit Evropian”, por duhet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE.

Kurti foli në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Lexo Edhe:

Kreu i ekzekutivit të Kosovës përgëzoi BE-në që në Samitin e Tiranës rikonfirmoi angazhimin e saj për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.

Kurti theksoi se duhet të ketë më shumë ambicie për anëtarësim në BE.

“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, me më shumë iniciativa dhe investime në rajon që përfitojnë njerëzit”, shtoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës është në Vjenë bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.