Kurti ka qenë në dijeni se po planifikohej vrasja e tij, tregon kush e njoftoi - Gazeta Express
string(77) "kurti-ka-qene-ne-dijeni-se-po-planifikohej-vrasja-e-tij-tregon-kush-e-njoftoi"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2022 14:54

Kurti ka qenë në dijeni se po planifikohej vrasja e tij, tregon kush e njoftoi

Lajme

Gazeta Express

19/09/2022 14:54

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit.

Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Lexo Edhe:

Tutje, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

Sipas ZKM-së, “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.