Kurti ia kujton LDK-së që qytetarët votuan për t'i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale - Gazeta Express
string(96) "kurti-iaa-kujton-ldkse-qe-qytetaret-votuan-per-ti-lene-prapa-korrupsion-dhe-perfitimet-personale"

Kurti ia kujton LDK-së që qytetarët votuan për t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale

Gazeta Express

06/12/2019 14:16

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter ka shkruar për zgjedhjet e gjashtë tetorit që u mbajtën sot dy muaj më parë, raporton Gazeta Express.

Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar masivisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale.

Lexo Edhe:

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK ishte mbajtur të hënën. Ani pse dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për koalicion më së largu 72 orë pas certifikimit të rezultateve, hesapet ndryshuan kur u vu në tavolinë të diskutimit edhe pozita e të parit të shtetit, që do të pasojë Hashim Thaçin, post ky të cilin e kërkoi LDK-ja.

Pas disa përplasjeve në distancë, nga LDK-ja kishin deklaruar se i takon VV-së, që ta thërrasë takimin e radhës.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në nivelin e liderëve. /GazetaExpress/