Kurti e pret delegatin apostolik Speich, çmon vullnetin e Papës për thellimin e raporteve Kosovë -Vatikan - Gazeta Express
string(103) "kurti-e-pret-delegatin-apostolik-speich-cmon-vullnetin-e-papes-per-thellimin-e-raporteve-kosove-vatikan"

Ballina

Gazeta Express

29/03/2024 16:12

Kurti e pret delegatin apostolik Speich, çmon vullnetin e Papës për thellimin e raporteve Kosovë -Vatikan

Ballina

Gazeta Express

29/03/2024 16:12

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takimin sot Delegatin Apostolik  të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, Kurti në takimin ku ka marrë pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Përfaqësuesi I Kosovës për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, e ka uruar delegatin për Pashkët. Ai po ashtu ka shprehur “mirënjohjen e tij për angazhimin e Delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023”.

Lexo Edhe:

“Ai e çmoi vullnetin e Papës për thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Hapjen e Misionit Special të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në janar të këtij viti, kryeministri e veçoi si një zhvillim të rëndësishëm në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai gjithashtu ritheksoi vullnetin e qeverisë që të punojë ngushtë me Selinë e Shenjtë në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes, krahas raporteve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Speich është Nunc Apostolik i Vatikanit në Slloveni dhe nga atje mbulon edhe Kosovën.