Kurti e merr në mbrojtje Muratin pasi ai u përplas me Haradinajn: Unë isha këtu, ministri nuk fyu - Gazeta Express
string(95) "kurti-e-merr-ne-mbrojtje-muratin-pasi-ai-u-perplas-me-haradinajn-une-isha-ketu-ministri-nuk-fyu"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 11:06

Kurti e merr në mbrojtje Muratin pasi ai u përplas me Haradinajn: Unë isha këtu, ministri nuk fyu

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 11:06

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë në mbrojtje ministrin e Financave, Hekuran Muratit, pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, replikoi me të gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Kurti tregoi se çfarë komunikuan Murati e Haradinaj e që nuk u dëgjua, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sa për sqarim. Unë isha këtu. Është e vërtetë që ministri Murati i ndërhyu në fjalë teksa fliste deputeti Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer. Në momentin kur Z. Haradinaj tha ‘prej vitit 2018 nuk janë rritë pagat’, ministri Murati tha ‘sa janë rritur pagat në vitin 2018?'”, tha kryeministri.

Kurti tha se Murati “dëshironte sqarim shtesë”.

“Unë e kuptoj që nuk duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit, por duhet ta pranojmë që ndërhyrja është dukuri në Kuvend, nuk është përjashtim”, tha Kurti.