Kryeministri Albin Kurti sërish e ka lëshuar sallën e Kuvendit.
Sigurisht dalja e tij nuk u pritë mirë nga opozita, por kreu i Kuvendit Glauk Konjufca tha me shaka se kryeministri kthehet në sallë pas 54 minutash, sepse ka takim.
“Kryeministri në orën 15:00 ka takim, mbledhje të Kryesisë. Kryeministri kthehet për 54 minuta”, u shpreh Konjufca.
“Meqë kryeministri nuk është këtu, nuk dua t’i rikthehem debatit se çfarë tha”, tha deputeti Enver Hoxhaj pasi mori fjalimin kur doli Kurti.