Bashkimi Evropian ka miratuar pagesën prej 158.9 milionë eurove për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Vendimi vjen pas vlerësimit të progresit të këtyre vendeve në zbatimin e reformave të dakorduara me Brukselin.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Drejtorisë në Komisionin Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Gert Jan Koopman, i cili theksoi se fondet janë të lidhura drejtpërdrejt me përparimin në fusha kyçe si inovacioni, arsimi dhe investimet publike e private.
Sipas tij, Plani i Rritjes po funksionon si një mekanizëm nxitës për reforma strukturore në rajon dhe synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës së qytetarëve.
“Lajm i mirë sot për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pasi u liruan 158.9 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen pas progresit në disa reforma, përfshirë inovacionin, arsimin dhe investimet. Plani i Rritjes vazhdon të përmirësojë jetën e qytetarëve në rajon”, ka shkruar ai në “X”.
Ky instrument financiar i Bashkimit Evropian është pjesë e strategjisë më të gjerë për përshpejtimin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane dhe procesin e integrimit. /Gazeta Express
Great news today for 🇦🇱, 🇲🇪 and 🇲🇰as €158.9 million were released under the 🇪🇺Growth Plan for the Western Balkans.
This follows progress on several reforms, including in innovation, education and investments.
The Growth Plan continues to improve lives of citizens in the region🇪🇺 pic.twitter.com/DO3zzvqrjc— Gert Jan Koopman (@GertJanEU) May 20, 2026