Djali i Jakup Krasniqit i reagon ashpër Donika Gërvallës pasi mbrojti deklaratat e Fatos Gecit: Ti je ana e zezë e historisë - Gazeta Express
string(123) "djali-i-jakup-krasniqit-i-reagon-ashper-donika-gervalles-pasi-mbrojti-deklaratat-e-fatos-gecit-ti-je-ana-e-zeze-e-historise"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 23:24

Djali i Jakup Krasniqit i reagon ashpër Donika Gërvallës pasi mbrojti deklaratat e Fatos Gecit: Ti je ana e zezë e historisë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 23:24

Ish-deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi që është djali i Jakup Krasniqit, i ka reaguar ashpër Donika Gërvallës, kjo pasi ajo tha se respekton deklaratat e Fatos Gecit për ish-krerët e UÇK-së.

Krasniqi i ka thënë se Gërvalla jo që i respekton ato deklarata, por edhe i dëshiron ato.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë ana e ndrishme e historisë, ndërsa Donika Gërvalla ana e zezë dhe kokëulur e historisë.

Postimi i plotë:

Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.

Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.

Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.

Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement