Filmi “Dua” i Blerta Bashollit ka marrë çmimin “SACD” në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique” nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë.
Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm.
Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.
Filmi “Dua” paraqet një realitet të viteve ’90 në Kosovë./KP