“Kurrë në jetë s'kam pas tokë, veç kur e pash që mi kanë bartur 10 ha”, Peci citon serbin që i ishte bartur prona me një vendim të vitit 1976 - Gazeta Express
string(136) "kurre-ne-jete-skam-pas-toke-vec-kur-e-pash-qe-mi-kane-bartur-10-ha-peci-citon-serbin-qe-i-ishte-bartur-prona-me-nje-vendim-te-vitit-1976"

“Kurrë në jetë s’kam pas tokë, veç kur e pash që mi kanë bartur 10 ha”, Peci citon serbin që i ishte bartur prona me një vendim të vitit 1976

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:12

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka cituar një qytetar në Pejë, Mitar Blagojevic, rreth një toke: “Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”.

Ai ka njoftuar se kjo pronë i është kthyer shtetit.

Lexo Edhe:

“Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar, në afërsi të Kullës së Ministerit në Pejë (Qyshk).”

Peci ka shkruar se falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë civile kishin tjetërsuar hapësirën, sipas tij, duke e vazhduar traditën e njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore.

“Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapsirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjestari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.”