Qëndrueshmëria është mjaft e rëndësishme në sport.
Garuesit mundohen ta japin edhe atomin e fundit në mënyrë që t’i arrijnë objektivat dhe sukseset e kërkuara.
E definicionin e thënies së famshme “Kurrë mos u dorëzo”, e ka demonstruar edhe një ekip i femrave në volejboll në rërë, shkruan “Gazeta Express”.
Ato po sulmoheshin vazhdimisht nga kundërshtaret, por u treguan heroina dhe nuk u dorëzuan asnjëherë.
Dhe, në fund, ato e fituan pikën, e cila mund të konsiderohet si e artë, duke e pasur parasysh se sa vështirë dhe me sa sakrifica e fituan atë.
Për ta parë se çka do të thotë të luftosh deri në fund me gjithçka që ke, ua demonstron videoja më poshtë. /Gazeta Express/