“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës - Gazeta Express
string(113) "kur-te-vij-nga-gjermania-mos-te-te-gjeje-ne-shtepi-burri-kercenon-gruan-ne-ferizaj-viktima-kerkon-urdher-mbrojtes"

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 9:09

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se rastin në polici e ka paraqitur viktima. Sipas saj, bashkëshorti e kishte telefonuar nga Gjermania dhe e kishte kërcënuar me fjalët “kur të vij në shtëpi mos të gjej aty”.

Lexo Edhe:

Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.

Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj, njofton policia.

“Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.