Kur fillon dhe kur përfundon sezoni 2022-23 në La Liga - Gazeta Express
string(54) "kur-fillon-dhe-kur-perfundon-sezoni-2022-23-ne-la-liga"

Kur fillon dhe kur përfundon sezoni 2022-23 në La Liga

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 21:39

Sezoni i La Ligës fillon me kampionin në fuqi Real Madridi i cili mbron titullin e 35-të të ligës

Kampioni në fuqi Real Madrid dhe një Barcelonë e ringjallur janë skuadrat që kanë më së shumti mundësi që të fitojnë titullin edhe në sezonin e ri 2022-23.

Lexo Edhe:

Me ndeshjet e Botërorit në Katar 2022 që do të fillojnë më 21 nëntor 2022, ligat e futbollit në tërë botën është dashur që të bëjnë orare të tyre të reja për t’ja përshtatur këtë Botërorit. Megjithatë, data e fillimit të La Ligës nuk ka ndryshuar nga sezoni i mëparshëm

Kur fillon sezoni 2022-23 në La Liga

Pavarësisht pushimit në mes të sezonit për shkak të Botërorit 2022, sezoni 2022-23 i La Ligas pritet që të fillojë më 12 gusht.

Data e fillimit për sezonin e ri është vetëm një ditë më herët se ajo e sezonit të vjetër 2021-22.

Lojtarët të cilët luajtën në këtë ligë e përfunduan sezonin 2021-22 më 22 maj 2021. Pushimi i tyre dy muaj e gjysmë përfshinë edhe stërvitjet dhe miqësoret parasezonale.

La Liga do të pauzon në vikendin e 12-13 nëntor kur fillon Botërori. Pasi lojtarët t’i kryejnë detyrat në Botëror, sezoni do të fillon më 29 dhjetor 2022.

Kur do të përfundojë sezoni 2022-23 në La Liga?

Botërori 2022 do të zgjat nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Sezoni i La Ligës do të fillojë 11 ditë pas finales së Botërorit, më 29 dhjetor.

Sezoni do të vazhdojë deri në javën e fundit që do të jetë 4 qershori i vitit 2023. Të 10 ndeshjet e fundit do të luhen në këtë ditë.

Data e ndeshjes së fundit është në qershor që do të thotë se sezoni do të përfundojë dy javë më vonë se sezoni paraprak.

Kur do të hidhet shorti për ndeshjet e La Ligës në sezonin 2022-23

Shorti për sezonin e ri në La Liga do të mbahet të enjten (nesër) më 23 qershor me lajmërimin zyrtar që do të bëhet në orën 11 paradite.

Në total janë 380 ndeshje që do të luhet në 38 xhiro, kurse datat e zhvillimit të tyre mund të ndryshojnë për shkak të transmetimit televiziv. /GazetaExpress/