Kur do të kthehet Premierliga dhe si ndikon suspendimi i ndeshjeve - Gazeta Express
string(66) "kur-do-te-kthehet-premierliga-dhe-si-ndikon-suspendimi-i-ndeshjeve"

Gazeta Express

13/03/2020 13:48

Kur do të kthehet Premierliga dhe si ndikon suspendimi i ndeshjeve

Gazeta Express

13/03/2020 13:48

Ndeshjet e Premierligës janë suspenduar deri më 3 prill për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, që i ka prekur edhe një numër të klubeve nëpër Evropë.

Vendimi u mor të premten më 13 mars, pas një marrëveshje kolektive mes Federatës angleze të futbollit, Ligës së Futbollit Anglez, Superligës së Grave dhe Kampionatit të Grave, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, të enjten në mbrëmje, Premierliga lëri të kuptohet se ndeshjet do të zhvilloheshin ashtu siç ishte planifikuar. Mirëpo, vendimi u ndryshua pasi u konfirmuar disa raste me koronavirus në disa klube.

Cilat ndeshje të Premierligës janë suspenduar shkaku i koronavirusit?

Premierliga ka vendosur t’i suspendojë ndeshjet e xhiros së 30-të dhe xhiros së 31-të. Kjo do të thotë se ndeshjet e mëposhtme nuk do të zhvillohen:

Data Ndeshja
14 Mars Brighton vs Arsenal
14 Mars Watford vs Leicester City
14 Mars Bournemouth vs Crystal Palace
14 Mars Manchester City vs Burnley
14 Mars Newcastle United vs Sheffield United
14 Mars Norwich City vs Southampton
14 Mars Aston Villa vs Chelsea
15 Mars West Ham vs Wolves
15 Mars Tottenham vs Manchester United
16 Mars Everton vs Liverpool
20 Mars Tottenham vs West Ham
21 Mars Chelsea vs Manchester City
21 Mars Newcastle United vs Aston Villa
21 Mars Norwich City vs Everton
21 Mars Burnley vs Watford
21 Mars Liverpool vs Crystal Palace
22 Mars Leicester City vs Brighton
22 Mars Manchester United vs Sheffield United
22 Mars Southampton vs Arsenal
22 Mars Wolves vs Bournemouth

Kur do të kthehet Premierliga?

Sipas vendimit aktual, Premierliga do të kthehet më 4, 5 dhe 6 prill – kur është planifikuar të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 32-të. Megjithatë, Premierliga ka bërë të ditur se ndeshjet do të suspendohen edhe më tutje nëse situata nuk përmirësohet.

Si do ta ndikojë ky suspendimin garën në Premierligë?

Ndeshjet e shtyra të këtyre dy xhirove do të duhet të zhvillohen dikur brenda sezonit normal, pasi që gara duhet të përfundojë para qershorit, shkaku i përgatitjeve për zhvillimin e Kampionatit Evropian 2020.

Xhiroja e 38-të do të zhvillohet më 17 maj, ndërsa finalja e FA Cup më 18 maj. Finalja e Ligës së Kampionëve është më 30 maj. Të gjitha këto data mund të ndryshohen shkaku i shtyrjes së ndeshjeve të radhës.

Megjithatë, të gjitha këto ndeshje të shtyra bëjnë që të ketë një hapësirë shumë të vogël për kompensimit e ndeshjeve të humbura, pasi që Kampionati Evropian fillon më 12 qershor.

Por, ende nuk është e qartë se si do të shpallet kampioni i ligës dhe si do të funksionojë kualifikimi për edicionet e ardhshme të garave të UEFA-s, si dhe promovimi e rënia nga ligat vendore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement