string(68) "kur-dashuron-nder-poezite-me-te-bukura-per-dashurine-nga-alda-merini"

Arte

Gazeta Express

25/11/2021 22:27

“Kur dashuron” ndër poezitë më të bukura për dashurinë nga Alda Merini

Arte

Gazeta Express

25/11/2021 22:27

Alda Merini është një shkrimtare dhe poete italiane.

Ajo është njëra prej shkrimtarëve italiane që është renditur si më e mira bashkë me Giorgio Manganelli, Salvatore Quasimodo dhe Pier Paolo Pasolini.

Stili i shkrimit të Merinit përshkruhet me plot tension, pasion dhe misticizëm, i influencuar kryesisht nga rainer Marie Rilke. Disa nga poemat e saj më dramatike vinë gjatë kohës sa ajo qëndroi në një spital psikiatrik (nga viti 1964-1970). Poezia e saj The Other Truth është njëra prej më të njohurave pa harruar edhe “Diary of a Misfit (L’altra verità. Diario di una diversa) e që konsiderohet kryevepra e saj.

Më 1996 ajo ishte nominuar nga Acaedmie Française si kandidate për ta fituar çmimin Nobel për Letërsi. Më 2002 ajo mori titullin “Dama e Republikës”. Më 2007 ajo fitoi çmimin Elsa Morante Ragazzi me Alda e Lo – Favole (Alda dhe unë: Përralla”, një libër poemë e shkruar në bashkëpunim me shkrimtarin e fabulave Sabatino Scia.

Në vitin e njëjtë ajo mori diplomën e nderit nga Universiteti i Messinas për “Teori të Komunikimit dhe gjuhëve”.

Në vitin kur vdiq, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano e përshkroi atë si një “zë poetik me frymëzim të kthjellët”. /GazetaExpress/

“Kur dashuron”

Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.

Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.

Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.

E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.

Nëse të plagos dashuria
shëroji plagët
dhe beso,
je gjallë.

Për atë që do
për atë që të do.