Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester City - Gazeta Express
string(65) "kupat-ikonike-te-futbollit-zbarkojne-ne-tirane-me-manchester-city"

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester City

Gazeta Express

15/04/2024 15:19

-Paradë fantastike me “Treble Tour” në kryeqytetin shqiptar,e skuadrës legjendare të Premier League e cila do të ofrojë mundësi të pafundme edhe për talentet shqiptare për trajnim dhe karrierë në arenën kontinentale.

Skuadra fituese e ekampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë, “Citizens”që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave”nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC. Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi I ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez. Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.

Lexo Edhe:

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog(COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 Prill. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City. Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptar, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në Euro 2024.

Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Europian në një grup ferri me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.