Kuka nominohet për trajner të vitit, Distria për xhudisten e vitit - Gazeta Express
string(65) "kuka-nominohet-per-trajner-te-vitit-distria-per-xhudisten-e-vitit"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/11/2021 11:38

Kuka nominohet për trajner të vitit, Distria për xhudisten e vitit

Sporte tjera

Gazeta Express

26/11/2021 11:38

Federata Botërore e Xhudos – IJF i ka publikuar së fundmi nominimet për më të mirët e vitit 2021 në këtë sport.

Lexo Edhe:

Dhe, në këtë listë, të nominuar ka edhe nga xhudoja kosovare, pa diskutim.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është nominuar në kategorinë “Sportistja më e mirë e vitit”, pas suksesit të jashtëzakonshëm që e pati në “Tokyo 2020”.

Ndërkaq, në listë s’kish se si të mungonte as Driton Kuka, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri i suksesshëm ia solli edhe dy medalje të arta olimpike Kosovës këtë vit me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Trajneri pejan është nominuar në kategorinë ‘Arritja e vitit për trajner”.

Votat do të bëhen online në këtë link: https://awards.ijf.org

Ato do të jenë të vlefshme deri më 10 dhjetor. Ndërsa, fituesit do të publikohen me 18 dhjetor. /Gazeta Express/