Kuka: Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trajner - Gazeta Express
string(62) "kuka-nder-ditet-me-te-bukura-ne-jeten-time-sportive-si-trajner"

Kuka: Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trajner

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 18:04

Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje në Mastersin e Dohas në Katar, duke treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E i lumtur sot është trajneri, Driton Kuka. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e cilësoi ditën e sotme si ndër më të bukurat në jetën e tij sportive si trajner.

Nesër do ta shohim në tatam xhudistin Akil Gjakova, kurse të mërkurën do të paraqitet edhe Loriana Kuka. /Gazeta Express/