Kuka: Medaljet elitare në vendin tonë ishin ndjenjë e papërshkrueshme, 2024-shi me shpresa që të kthehemi me medalje olimpike - Gazeta Express
string(123) "kuka-medaljet-elitare-ne-vendin-tone-ishin-ndjenje-e-papershkrueshme-2024-shi-me-shpresa-qe-te-kthehemi-me-medalje-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/01/2024 12:41

Kuka: Medaljet elitare në vendin tonë ishin ndjenjë e papërshkrueshme, 2024-shi me shpresa që të kthehemi me medalje olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

01/01/2024 12:41

Driton Kuka e ka përkufizuar vitin 2023, i cili ishte mjaft pozitiv për xhudon kosovare.

Trajneri i suksesshëm i xhudos i ka përmendur mbi të gjitha medaljet që i fituan garuesit kosovarë në Kampionatin e Hapur Evropian, i cili u mbajt në Kosovë për herë të parë, shkruan “Gazeta Express”.

E për vitin 2024, që nisi sot, trajneri pejan shpreson që xhudistët kosovarë të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris.

Në dy Olimpiadat e fundit Kosova i fitoi tri medalje të arta në xhudo me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Ndërsa, xhudoja shihet si shpresa e vetme e Kosovës për të fituar medalje edhe në verën që vjen në Francë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement