Kryhet me sukses një operim kompleks në Spitalin e Pejës, intervenohet në një tumor të “kokës së pankreasit” - Gazeta Express
string(105) "kryhet-me-sukses-nje-operim-kompleks-ne-spitalin-e-pejes-intervenohet-ne-nje-tumor-te-kokes-se-pankreasit"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 10:14

Kryhet me sukses një operim kompleks në Spitalin e Pejës, intervenohet në një tumor të “kokës së pankreasit”

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 10:14

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se ka kryer me sukses një operim kompleks, ku është intervenuar për një tumor të kokës së pankreasit, përmes metodës “pancreaticoduodenectomy”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ku operim i vështirë është kryer tek një pacientë 61 vjeçar nga një ekip i mjekëve italianë me ata të Kosovës.

Lexo Edhe:

Njoftimi I plotë:

Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik!

Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses edhe një intervenim i madh kirurgjik dhe ekipi i mjekëve që kreu intervenimin edhe një herë na bëri krenar.

Ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy: “PEJA- procedure per sec A.Recordare”, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga kirurgu italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit tonë.

Intervenimi është kryer nga ekipi i Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj  dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi.

Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike .

Këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët.

Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestezionit dhe Instrumentarëve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë.

Gjendja e pacientit të operuar është e mirë.