string(118) "kryetari-i-vllaznise-zbulon-detaje-nga-takimi-me-agim-ademin-thote-se-vendimi-kunder-klubit-te-tij-ishte-per-hakmarrje"

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 22:43

Kryetari i Vllaznisë zbulon detaje nga takimi me Agim Ademin, thotë se vendimi kundër klubit të tij ishte për hakmarrje

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 22:43

Presidenti i klubit të Vllaznisë, Shpend Musa, ka folur ekskluzivisht sonte në emisionin “Favorit” pas vendimit për përjashtimin e këtij klubi nga Liga e Parë, si shkak i kurdisjes së ndeshjes me Ulpianën – e konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Musa ka mohuar kategorikisht se ndeshja ka qenë e kurdisur, teksa ka hedhur akuza të rënda ndaj FFK-së, shkruan Gazeta Express.

Ai vlerëson se FFK-ja e bëri këtë për hakmarrje, pasi klubi që ai udhëheq nuk rreshtohet krah presidentit të Federatës, Agim Ademi.

Musa zbuloi edhe se çfarë ka biseduar në një takim me Ademin, teksa paralajmëroi ankesë në shkallën e dytë.

“Ky vendim nuk ka qenë i pritur nga ne aspak. Ka qenë një vendim shokues për klubin tonë edhe futbollin e Kosovës. Për korrektësi, unë nuk e njoh kryetarin e Ulpianës, nuk kemi raporte me kryesinë e tyre. Vendimet nga KG dhe KD erdhën shumë shpejt. Agim Ademi na ka pritur në takim, kemi kërkuar të na dëshmojë se cilat janë dyshimet e FFK-se për kurdisje, na tha se kemi ‘mesazhe, argumente’. E pyetëm se çka na përfshin neve, na tha se krejt dalin në vendim, do të bindeni edhe ju sepse pa pasë diçka ne nuk e marrim vendimin. Mirëpo, para takimit, ne si klub nuk e kemi përkrahur Ademin nga viti 2020. Duke parë degradimin e futbollit, ishim kundër. Në gjithçka jemi dëmtuar, por nuk kemi bërë zhurmë. Ishte hakmarrje nga FFK-ja. Kërkuam që Komisioni i Garave të bëjë një raport, analizë, një komision, dhe nëse nuk ka argumente të mos na lakojë emrin për trukime. Kurrë nuk kemi qenë klub i tillë. Insistimi i Ademit ishte që ‘ju keni me marrë dënimin meritor’. E kemi lëshuar takimin në mënyrë demonstrative, i kemi thënë që kësaj pune kemi për t’i qëndruar deri në fund. I kemi treguar se do t’i denoncojmë edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kërkuam të mos merret vendim pa hetim. Jemi të hapur për bashkëpunim. Por, ti me komision nuk mundesh me na qitë prej lige. Na tha ‘ju e keni bërë, e bajshi meshnet’. E përfshiu edhe Vjosën, na thanë që Vjosa ka mujt me ua ndreq lojën me Ulpianën. I thashë a keni argumente. Më tha qe na kanë thanë. Më të thëna ju thash që nuk mundeni me na dënu” Më të ‘thane’ nuk mund të merren vendime. Ne kemi bërë ankesë për të dy vendimet, për mos-zbatim të rregullores. E lutem që të mos na dëmtojë si imazh, si klub. Por, ai prapë insistojke. Kjo punë do të shkojë edhe në instanca tjera. Pas 15 minutave na erdhi vendimi nga KD”, tha fillimisht Musa në “Favorit”.

“Deri më tani nuk jemi intervistuar. Ne po shpresojmë, nesër do të kërkojmë nga shkalla e dytë e Komisionit që të punojë në mënyrë të pavarur, le ta merr vendimin të bazuar në fakte dhe argumente. Po shpresojmë që ne Federatë ka njerëz të ndershëm. Po mendoj që nuk do të ketë nevojë ta dërgojmë lëndën në CAS apo instanca tjera. Kemi vetëm një lutje dhe kërkesë, e duam vetëm drejtësinë”, deklaroi Musa. /Gazeta Express/