Kryesues i delegacionit të BeH-së në APKE: Do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës - Gazeta Express
string(105) "kryesues-i-delegacionit-te-beh-se-ne-apke-do-te-votoje-pro-anetaresimit-te-kosoves-ne-keshillin-e-evropes"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:22

Kryesues i delegacionit të BeH-së në APKE: Do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:22

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, që është edhe kryesues i delegacionit të BeH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Sot në Strasburg shprehim mendimin tonë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse miratojmë këtë opinion, supozohet që të merret një vendim përfundimtar në mes të majit, i cili është nën juridiksionin e Komitetit të Ministrave, ku shtetet anëtare përfaqësohen nga ministra të jashtëm ose përfaqësues të përhershëm diplomatikë në Strasburg”, ka shkruar Magazinoviq në X.

Lexo Edhe:

“Unë do të votoj duke u bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht sesa është sot dhe për të ndjerë përparim në shtetin e së drejtës”.

Sipas tij, vetë opinioni thotë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare individuale lidhur me statusin e Kosovës.

“Dëshiroj që Bosnja dhe Hercegovina ta konfirmojë sa më shpejt marrëveshjen nga procesi i Berlinit, e cila parasheh lëvizje vetëm me letërnjoftime në rajonin tonë, dhe në këtë mënyrë t’i afrojë qytetarët e Kosovës dhe vendit tonë, si shtetet tjera. duke përfshirë edhe Serbinë, kanë bërë tashmë”.