Kryesia e PDK vendos ta thërras Këshillin Drejtues të partisë të hënën, paralajmërojnë Deklaratë Politike - Gazeta Express
string(105) "kryesia1-e-pdk-vendos-ta-therras-keshillin-drejtues-te-partise-te-henen-paralajmerojne-deklarate-politike"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 18:53

Kryesia e PDK vendos ta thërras Këshillin Drejtues të partisë të hënën, paralajmërojnë Deklaratë Politike

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 18:53

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.

Në këtë mbledhje, Kryetari Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.

Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement