Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA, zyra e tij paralajmëron këto takime - Gazeta Express
string(74) "kryeministri-kurti-ka-udhetuar-ne-shba-zyra-e-tij-paralajmeron-keto-takime"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2022 10:39

Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA, zyra e tij paralajmëron këto takime

Lajme

Gazeta Express

06/05/2022 10:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Lexo Edhe:

Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Pas disa kritikave që mori për shtyrjen e vizitës zyrtare në SHBA, Kurti në një konferencë për media pati thënë se pengesa kryesore kishte qenë logjistike-teknike, sepse, sipas tij, nuk mund të shkohet për tri ditë në një shtet aq të largët. Madje, ai paralajmëroi se kur të shkojë, do të qëndrojë gjatë.

“Kur te shkoj në SHBA nuk mund të shkoj për tri ditë, do të shkoj për 10 ditë apo dy javë, sepse është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që mund t’i bëj atje do të jenë më të shumta sesa në Europë…Do të shkoj të qëndroj me gjatë sesa në shtetet e BE-së, do të më duhet ndoshta të qëndroj pak më shumë se zakonisht, kështu që ju do të mund ta bëni pyetjen se kur do të kthehet”, kishte thënë Kurti për vizitën e tij në SHBA.