Kryeministri australian me origjinë shqiptare? Jakupi: Padyshim se ai ka folur me babanë e tij për këtë - Gazeta Express
string(98) "kryeministri-australian-me-origjine-shqiptare-jakupi-padyshim-se-ka-folur-me-babane-e-tij-per-kete"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 18:34

Kryeministri australian me origjinë shqiptare? Jakupi: Padyshim se ai ka folur me babanë e tij për këtë

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 18:34

Sezar Jakupi nga komuniteti shqiptaro-australian është i bindur se kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese ka diskutuar me babanë e tij rreth origjinës së tij shqiptare.

Jakupi tregoi në Frontal të T7 se si ishin njoftuar nëna dhe babai i Albaneses, ndërsa tha se babanë e kishte takuar për herë të parë në vitin 2002, kur ishte 36 vjeç. Ai beson se kryeministri australian mund ta bëjë publike origjinën e tij në të ardhmen.

Lexo Edhe:

“Jemi më se të sigurtë se kur është takuar me babanë e vet, ma merr mendja se padyshim e ka pyetur babanë e tij për origjinën, veçanërisht për një mbiemër të tillë, por ai nuk i ka dhënë këto të dhëna në mënyrë publike. Mundet që do të ndodhë më vonë në karrierën e tij”, tha ai.

Jakupi tha se do ta ftojnë kryeministrin e ri në manifestimet që i organizojnë.

“Besojmë, shpresojmë që do të kemi rast ta ftojmë në manifestimet tona si Dita e Flamurit. Do ta shohim se a do të kemi përgjigje pozitive ndaj ftesës”, tha ai.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.